Me të vërtetë, Zoti yt e di, se ti (o Muhammed) lutesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si edhe disa prej atyre që janë me ty. Zoti e ka caktuar gjatësinë e ditës dhe të natës, Ai e di se ju nuk mundeni me e llogaritur atë, andaj ju ka bërë lehtësi; e ju lexoni Kur’an aq sa mundeni; Ai e di që ndokush nga ju do të jetë i sëmurë, kurse disa të tjerë udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar dhuntitë e Perëndisë (për jetesë), dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e Perëndisë – prandaj, lexoni ju sa keni mundëis nga Kur’ani, dhe kryeni namazin dhe jepnie zeqatin, dhe për hir të Perëndisë jepnihua, sepse, çdo të mirë që e përgatitni ju për vete më parë, do ta gjeni te Perëndia më të mirë dhe (do të keni) shpërblim më të madh. Kërkoni falje te Perëndia, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.