Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e asaj, si edhe një grup prej tyre që janë me ty. All-llahu cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju atë nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni atë që është e lehtë. Ai e di se në mesin tuaj do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që të udhëtojnë nëpër botë dhe do të kërkojnë dhuntitë e All-llahut, dhe të tjerë që do të luftojnë në rrugë të Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani çka u vjen më lehtë edhe faljen kryene, edhe lëmoshë jipni dhe All-llahut me gjithë zemër jipni hua! Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh. Por lutne All-llahun t’ua falë se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.