Muhammedi është profet i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj mosbesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien në sexhde, duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat në sexhde. Ai është përshkrimi i tyre në Tevrat, dhe përshkrimi i tyre në Inxhil. Ata janë si bima kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek frutin e vet duke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i zemëruar me të mosbesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira falje dhe shpërblim të madh.