Kudo që të gjendeni ju, do t’ju arrijë vdekja, madje qofshi edhe në kështjellat më të forta. Në qoftë se (hipokritëve) u arrin ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga ana e Perëndisë”. E, nëse i godit ndonjë e ligë, ata thonë: “Kjo është prej teje (o Muhammed!)” Thuaju (atyre): “Të gjitha (e mira dhe e liga) janë prej Perëndisë”. Ç’është me këtë popull, që kurrsesi nuk e kupton (Kur’anin)?!