A nuk i ke parë ata (o Muhammed!), të cilëve u është thënë: “Tërhiqni duart tuaja nga lufta, falnie namazin dhe jepni zeqatin!” e, kur pas kësaj, iu urdhërua që të luftojnë, një grup prej tyre u frikua nga njerëzit (mohuesit), ashtu si i frikohen Perëndisë, ose dhe më tepër dhe thirrën: “O Zoti ynë! Pse na urdhërove të luftojmë? Ah, sikur të na kishe kursyer edhe për një kohë të shkurtër!” Thuaju (atyre): “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mirë për ata që i druajnë Perëndisë e s’bëjnë mëkate. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.