Juve u takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. E, nëse kanë fëmijë, juve (burrave) u takon e katërta e asaj (pasurie) që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon e katërta e pasurisë që keni lënë, e nëse keni fëmijë, atyre u takon e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. E, nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, (të) është – pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre u takon e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkarisht në të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Perëndisë! – Se, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i butë (nuk nxiton) në ndëshkime.