Perëndia ju urdhëron juve në pështjen e trashëgimit për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë femrat – dy e më tepër, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse (trashëgimtar) është një femër – i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit – u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e që e trashëgojnë prindërit, nënës së tij i bie e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. – Ky caktim është nga ana e Perëndisë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe Plotëdijshëm.