Me të vërtetë besimtarë janë vetëm ata të cilët besojnë All-llahun dhe Profetin e tij, dhe të cilët kur janë me atë për ndonjë çështje të përbashkët, nuk largohen pa marrë pëlqimin e tij. Ata që kërkojnë prej teje leje, njëmend, besojnë në All-llahun dhe Profetin e tij. Dhe kur ata kërkojnë prej teje leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, por lute All-llahun t’i falë, sepse All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.