Nuk është mëkat për të verbërin, as është mëkat për të çalin, e as për të sëmurin, po as për ju vetë, të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e baballarëve tuaj, ose në shtëpitë e nënave tuaja, ose në shtëpitë e vëllezërve tuaj, ose në shtëpitë e motrave tuaja, ose në shtëpitë e xhaxhallarëve tuaj, ose në shtëpitë e hallave tuaja, ose në shtëpitë e dajve tuaj, ose në shtëpitë e tezeve tuaja, ose në ato, çelësat e të cilave posedoni ju ose miku i juaj; Nuk është mëkat të hani bashkë apo veç e veç. Por kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me përshëndetje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta bëheni të mençur.