Shkurorëzimi mund të bëhet dy herë, andaj ose me zemërgjërësi mbani ose shkurorëzohuni me mirëkuptim. Juve nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhuruar, përveç nëse ata dy frikësohen se nuk do të kryejnë urdhërin e All-llahut. Po nëse frikësohen se ata dy nuk zbatojnë urdhërat e All-llahut, nuk e kanë mëkat atë me çka ajo është kompensuar. Ato janë norma të All-llahut, dhe mos i nëpërkëmbeni! Dhe ata që i kalojnë kufijtë e All-llahut, mu ata janë kriminelë.