Të shkurorëzuarat duhet të presin tre cikle të pastrimit, dhe nuk u lejohet të fshehin atë çka ka krijuar All-llahu në amzat e tyre, nëse i besojnë All-llahut dhe botës tjetër. Burrat e tyre kanë të drejtë, derisa ato presin, t’i kthejnë nëse dëshirojnë pajtim. Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, por burrat kanë përparësi për një shkallë ndaj tyre. Vetëm All-llahu është i fortë dhe i urtë.