Hipokritët betohen se nuk kanë folur asgjë, por me siguri kanë folur fjalë mosbesimi dhe kanë mohuar, pasi që ishin muslimanë, dhe u vjen keq për atë çka nuk e arritën. Dhe bëjnë vërejtje vetëm për atë që All-llahu, nga mirësia e vet, dhe Profeti i tij i bënë të pasur. Po nëse pendohen, është më mirë për ata, e nëse i kthejnë shpinën, All-llahu do t’i vërë në numdine të padurueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, e nuk do të kenë në tokë as mbrojtës as ndihmës.