A nuk u arriti atyre lajmi për ata përpara tyre: për popullin e Nuhit, edhe për Adin, për Themudin edhe për popullin e Ibrahimit, edhe për banorët e Medjenit, edhe për popullin e Lutit. Profetët e tyre u patën sjellë argumente të qarta dhe All-llahu nuk u ka bërë asnjë padrejtësi, por ata i kanë bërë mizori vetes.