Nuk është dashur që banorët e Medines, as beduinët për rreth, të mbesin mbrapa Profetit të All-llahut, dhe as që ta duan jetën e vet sa jetën e atij. Ata nuk do t’i godasë as etja as lodhja e uria në rrugën e All-llahut. Dhe as do të paraqiten në ndonjë vend, i cili do t’i hidhërojë mosbesimtarët, e as do të pasojnë çfarëdo të keqe qoftë nga armiku, e ajo të mos u evidentohet e tërë si vepër e mirë. All-llahu me të vërtetë nuk do të lejojë të humbë shpërblimi i punëmirëve.