Ata që besojnë dhe shpërngulen, dhe në luftë për rrugë të All-llahut marrin pjesë me pasurinë dhe jetën e tyre, edhe ata që afrojnë strehim dhe ndihmojnë, ata janë miq të njëri-tjetrit. Kurse ata të cilët besojnë, por nuk janë shpërngulur – ju nuk mund t’u ndihmoni, derisa të shpërngulën, me asgjë. Po nëse kërkojnë ndihmë prej jush në fe, jeni të detyruar t’u ndihmoni, përveç kundër popullit me të cilin keni marrëveshje. Ndërkaq All-llahu e sheh se çka punoni.