Kur ju ishit në luginën e afërt e ata në luginën e largët, kurse karavani më poshtë se ju. Për kohën e luftës edhe sikur t’i premtonit njëri-tjetrit nuk do të mirreshit vesh, por ajo ndodhi që All-llahu të realizojë atë që ishte e domosdoshme të ndoshë, që të shkatërrohet kush është shkatërruar sipas argumentit dhe të jetojë kush jetoi sipas argumenteve të qarta. All-llahu njëmend dëgjon dhe i di të gjitha.