Dhe në Medjen – vëllaun e tyre Shuajbin. “O populli im! Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti i juaj, prandaj matni drejt me litër dhe me terezi dhe mos ua lini mangut njerëzve sendet e tyre, dhe mos e çrregulloni rendin në tokë pasi që në të është vënë rendi. Ajo është më mirë për ju nëse besoni.