Ndërsa Themudit – vëllaun e tyre Salihun. “O populli im!” – u tha ai, - Adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Qe, ju ka ardhur fakti nga Zoti i juaj: kjo deve e All-llahut është argument për ju. Lëshone le të kullosë në tokë të All-llahut dhe mos e ngucni se do t’ju godas dënim i padurueshëm!