Pa dyshim Zoti juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj ka mbizotëruar me gjithësinë. Ai me natën e mbulon ditën, që e përcjell hap për hap, edhe Dielli dhe Hëna, edhe yjtë i nënshtrohen urdhërit të Tij. Kujdes! Vetëm Ai krijon dhe urdhëron. Qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave!