Po kush është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose i përgënjeshtron ajetet e Tij? Ata do të fitojnë krejt çka u takon, deri sa që kur u vijnë të deleguarit Tanë t’u marrin shpirtërat, u thonë: “Po ku janë ata të cilëve u jeni lutur në vend të All-llahut”? Do të thonë: “U zhdukën, ikën prej nesh”, dhe vetë kundër vetes dëshmojnë se njëmend kanë qenë mosbesimtarë.