Të pyesin për ditën e kijametit kur do të ndodhë. Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im, Ai do ta zbulojë kohën e tij, edhe do t’u vijë rëndë qiejve dhe tokës, do t’iu vijë pa e pritur fare”. Të pyesin sikur ti di ndonjë send për të. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë”.