Edhe ne i shpërndamë në dymbëdhjetë fise, dhe Musaut, kur i kërkoi populli i tij ujë, i kumtuam: “Mëshoi gurit me shkopin tënd!” dhe prej aty shpërthyen dymbëdhjetë burime, e secili fis e dinte se prej cilit burim do të pijë. Kurse ne i bëmë hije prej reve dhe u dhamë fëllënza dhe mena (lloj lëngu i ëmbël). Hani gjërat e mira me të cilat ju furnizojmë!” Ata nuk na kanë bërë neve padrejtësi, ata vetvetes i kanë bërë padrejtësi.