Ata që pasojnë Profetin, ferrëfyes analfabet, të cilin e gjejnë të paralajmëruar në librat e veta, në Tevrat dhe Inxhil, që prej atyre kërkon të bëjnë vepra të mira dhe i pengon nga të pamirat, i cili u lejon ushqime të mira dhe u ndalon të këqiat, dhe i çliron nga barrat e vështirësitë që kanë pasur. Prandaj ata që i besojnë atij, të cilët do ta përkrahin dhe ndihmojnë dhe pasojnë dritën e dërguar me anë të tij, ata, s’ka dyshim, janë të shpëtuar.