Le të banojnë ku banoni edhe ju, sipas mundësive tuaja, dhe mos u bëni dëm me qëllim që t’i ngushtoni. Nëse janë me barrë furnizoni deri sa të lindin; e nëse u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë atyre jepuni shpërblimin e vet dhe merruni vesh në mes veti. E në qoftë se keni vështirësi, atëherë le t’u jep gji tjetra.