O Profet, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni në kohën e “iddetit”, llogaritne atë dhe frikësohuni All-llahut, Zotit tuaj, mos i përzini nga banesat e tyre, por edhe ato le të mos dalin, vetm në qoftë se bëjnë haptazi amoralitet. Këto janë dispozita të All-llahut. Kush i kapërcen kufijt e All-llahut i ka bërë dëm vetvetes. Ti nuk e di, ndoshta All-llahu pas kësaj afron ndonjë tjetër mundësi.