Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne jemi larg prej jush dhe prej atyre që i luteni ju, përveç Perëndisë, na nuk u besojmë juve dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, përderisa të mos besoni se ekziston një Perëndi i vetëm”; por, përveç fjalës së Ibrahimit (për të mirën e babës së tij): “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të shpëtuar ty prej dënimit të Perëndisë”. O Zoti ynë, te Ti mbështetemi dhe Ty të drejtohemi dhe te Ti do të kthehemi.