Kuështë është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose thotë: “Më shpallet mua”, e kurrgjë nuk i është shpallur, ose që thotë: “Edhe unë do të shpallë njëlloj, ashtu sikur ka shpallur All-llahu”. Eh sikur t’i shohësh mosbesimtarët në mundimet e vdekjes, kur engjujt t’i shtrijnë duart: “Dorëzoni shpirtërat tuaja!” – Sot do të shpërbleheni me dënim të poshtër sepse thoshit për All-llahun çka nuk është e vërtetë dhe jeni sjellë me arrogancë ndaj argumenteve të tij”.