Ai i ka çelësat e të gjitha fshehtësive, ato i di vetëm Ai. E di se çka ka në tokë dhe çka ka në det. Asnjë fletë nuk bie e Ai të mos e dijë për këtë. Dhe nuk ka kokërr në bark të tokës, as diçka të freskët e as të tharë që ajo të mos jetë në Librin e qartë.