E kur të vijnë ata të cilët besojnë në ajetet tona, ti thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia ka caktuar vetvetes mëshirën, nëse dikush prej jush nga mosdija bën ndonjë të keqe e pas asaj pendohet dhe përmirësohet – po, Ai vërtet është falës e mëshirëplotë”.