Politeistët do të thonë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do të ishim bërë politeistë, e as baballarët tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asnjë send”. Mu ashtu kanë gënjyer edhe ata përpara tyre deri sa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na e paraqitni”? Ju vetëm për supozimesh mbaheni dhe ju vetëm gënjeni.