Ai është që i ka dëbuar për here të pare prej shtëpive të tyre, ata të cilët nuk kanë besuar Librin; ju nuk keni menduar se ata do të shkojnë, kurse ata kanë menduar se kështjellat e tyre do t’i mbrojnë nga dënimet e Perëndisë, por dënimi i Perëndisë u ka ardhur prej nga ata nuk e kanë pritur, dhe Ai në zemrat e tyre ka mbjellë frikë; e, ata, me duart e tyre dhe me duart e besimtarëve i kanë shkatërruar shtëpitë e veta. Prandaj, mësoni nga kjo, o ju mentarë!