O besimtarë, All-llahu do t’ju vërë gjithsesi në sprovë me diçka nga gjahu që do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – që All-llahu t’u tregojë se kush i frikësohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai që e tepron edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm.