All-llahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por do t’ju dënojë për betimin që po e bëni me qëllim. Kompensimi për atë është: Të ushqeni dhjetë varfënjakë me ushqim mesatar, me çka e ushqeni familjen tuaj, ose t’i vishni ose t’i lironi nga robëria. Por kush nuk ka, le të agjërojë tri ditë. Ashtu bëhet kompensimi nga betimi kur betoheni, por kini kujdes në betimet tuaja! Ja, ashtu All-llahu ju sqaron rregullat e veta që të jeni mirënjohës.