71وَحَسِبوا أَلّا تَكونَ فِتنَةٌ فَعَموا وَصَمّوا ثُمَّ تابَ اللَّهُ عَلَيهِم ثُمَّ عَموا وَصَمّوا كَثيرٌ مِنهُم ۚ وَاللَّهُ بَصيرٌ بِما يَعمَلونَEfendi NahiAta menduan se nuk do t’i gjejë kurrfarë dënimi, andaj ngelën të verbër dhe të shurdhët (nuk e panë drejtësinë). Pastaj, Perëndia ua pranoi pendimin tyre, e përsëri, u verbuan dhe u shurdhuan shumë nga ata; e Perëndia sheh mirë atë që punojnë ata.