O besimtarë, kur të niseni të falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithë bërryla – kurse kokën tuaj fërkone (bëni mes-h), edhe këmbët tuaja deri mbi zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë-pastrohuni! Po nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duartë tuaja prekni tokën e pastër dhe lëmoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju bëjë vështirësi, por do t’ju pastrojë dhe t’iu plotësojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.