Prandaj Ne ua caktuam izraelitëve: Nëse dikush mbyt dikë, i cili nuk ka mbytur askë, ose nuk ka bërë në tokë turbullira – sikur ka mbytur tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, - sikur tërë njerëzisë ua ka ruajtur jetën. Profetët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumica prej tyre, edhe pas asaj e teprojnë në tokë.