Ju ndalohet cofëtina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut; edhe ajo që është e mbytur dhe e vrarë, dhe që ka ngordhur pas ndonjë rrëzimi ose është e shkyer me brirë ose e ka hëngër ndonjë egërsirë – përveç nëse e keni therë ju – dhe që është flijuar për hirë të idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato janë mbrapshti. Sot mosbesimtarët i kanë humbur të gjitha shpresat se ju do të tërhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikësoni atyre, por më frikësoheni mua. Sot jua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj. Kurse ai i cili do të jetë i sprovuar me uri, por jo nga prirja për mëkat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai është Mëshirëplotë.