Kur All-llahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes, a ti u ke thënë njerëzve – merrne nënën time dhe mua si dy zotër përveç All-llahut”! – “Qofsh lartësuar”, tha, “Mua nuk më ka mbetur të them atë çka s’është e vërtetë. Po n’e paça thënë këtë, Ti e di me siguri atë; Ti e di se çka ka në mua, kurse unë nuk e di se çka ka tek Ti. Ti e di shumë mirë atë çka është e padukshme.