Ju jeni ata të cilët ftoheni të shpenzoni në rrugë të All-llahut, por disa prej jush janë koprracë, e kush bën koprraci, bën koprraci për vete, sepse All-llahu është i pasur, kurse ju jeni të varfër. Dhe nëse ia ktheni shpinën, Ai do t’iu zëvendësojë me një popull tjetër, ata pastaj nuk do të jenë si jeni ju.