Me përjashtim të atyre të cilët i bashkangjiten popullit me të cilin edhe ju keni marrëveshje për mossulmim, ose u vijnë juve nga se u vjen keq të luftojnë kundër jush apo popullit të vet. Të dojë All-llahu, do t’i kishte kthyer kundër jush dhe ata, me të vërtetë do të kishin luftuar kundër jush. Nëse ju lënë të qetë dhe nuk ju sulmojnë, dhe ju afrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju jep leje kundër tyre.