Kudo që të jeni, vdekja do t’u arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifikuara. Nëse i gjen farë mirësie, ata thonë: “Kjo është nga All-llahu”! Po nëse i gjen ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është për shkak tëndin”! Thuaju: “Krejt është prej All-llahut”. Çka është me atë popull?! Ata sikur nuk e kuptojnë fare se çka u thuhet!