Ka ndër ta ebrej që shtrembërojnë kuptimin e fjalëve dhe thonë: “Dëgjuam, por nuk u përulëm” dhe “Dëgjo të padëgjuar dhe ruaju nesh”! duke bërë lajthitje me gjuhët e tyre dhe duke shpifur ndaj fesë. Sikur të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u përulëm, dëgjo dhe shikona neve!” do të ishte më mirë dhe më drejt për ata, por All-llahu ata i ka mallkuar për mosbesimin e tyre. Ata nuk besojnë, me përjashtim të një numri të vogël.