E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai ju plotëson shpërblimin e tyre dhe ua shton nga mirësitë e Tij. E, ata që ngurrojnë (në të adhuruarit e Perëndisë) dhe krenohen, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete, përveç Perëndisë, - as mbrojtës as ndihmëtar.