Ata që presin se çka do të bëhet me ju: dhe nëse All-llahu u jep fitore thonë: “A nuk ishim edhe ne me ju?”, e nëse u prin fati mosbesimtarëve, atëherë u thonë: “A nuk kemi luftuar edhe ne me ju dhe ju kemi mbrojtur prej besimtarëve?”. Në ditën e gjykimit All-llahu do t’ju gjykojë të gjithëve! Ndërkaq All-llahu nuk do t’u japë mundësi mosbesimtarëve kundër besimtarëve.