All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lanë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve: çdonjërit prej tyre – një e gjashta e asaj që ka lënë, nëse ka fëmijë. Po nëse nuk ka fëmijë dhe e kanë trashëguar prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Po në qoftë se ka vëllezër, atëherë nënës së tij i bie një e gjashta, pasi të zbatohet porosia që ka lënë, ose të paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni më të afërt – prindërit apo djemtë tuaj. Ky është obligim i All-llahut! – Vërtetë All-llahu është i urtë dhe di shumë.