Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, e të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Dhe, Perëndisë nuk mund t’i ikë (shpëtojë) asgjë, (as) në qiej as në Tokë. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.