“Nuk ka qenë ashtu, - do t’u përgjigjen ata të dobëtit atyre arrogantëve – jo, por natë e ditë keni bërë kurtha duke na urdhëruar që të mohojmë All-llahun dhe t’i bëjmë atij shok”. Dhe kur të shohin dënimin do ta fshehin pikëllimin. Kurse Ne u kemi bërë hallka në qafat e mosbesimtarëve. Si të dënohen ndryshe, përveç se ashtu si kanë punuar!