Dhe, ata që nuk besojnë, thonë: “Na, nuk do të besojmë kurrësesi në këtë Kur’an, as në ato që kanë qenë para tij (Kur’anit)”. E, sikur t’i shihje zullumqarët kur të ndalen para Zotit të tyre dhe kur t’i shkëmbejnë fjalët me njëri-tjetrin, do t’u thonë ata që konsideroheshin të dobët – atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos kishit qenë ju, na do të ishim muslimanë”.