All-llahu u ka marrë besën profetëve, kur u ka dhënë Libër dhe urtësi. “Pastaj ju vjen një profet, i cili e vërteton se është e saktë ajo çka e keni, a gjithsesi do t’i besoni dhe patjetër do ta ndihmoni? A e pranoni, - tha, se me këtë merrni obligimin tim?” Ata thoshin “E pranojmë”! “Atëherë, pra, dëshmone, - u thotë – se edhe unë jam me ju, një prej dëshmitarëve.”