Dhe e bën profet për izraelitët. “Po ju sjell një argument nga Zoti juaj: do t’ju bëj diçka nga argjili në formë të zogut dhe do t’i fryj, e ai do të bëhet zog i vërtetë me vullnetin e All-llahut. Do t’i shëroj edhe të verbërit që kanë lindur ashtu, edhe të zgjebosurit, madje, me lejen e All-llahut, do t’i ngjallë të vdekurit. Do t’ju tregoj çka hani dhe çka fshihni në shtëpitë tuaja. Ajo do të jetë, me të vërtetë, argument për ju nëse jeni besimtarë.